• e premte, 27 dhjetor 2024

Së paku dhjetë persona humbën jetën në stuhitë e dimrit në Ukrainë

Së paku dhjetë persona humbën jetën në stuhitë e dimrit në Ukrainë

Kiev, 28 nëntor 2023 (MIA) - Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën nga stuhia e dimrit në Ukrainë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Igor Klimenko.

"Si rezultat i përkeqësimit të kushteve të motit, dhjetë persona humbën jetën në rajonin e Odesës, Harkov, Mikolaev dhe Kiev", shkroi Klamenko në Telegram. Të lënduar kanë mbetur 23 persona, në mesin e tyre dhe dy fëmijë. 

Paraprakisht sot, guvernatori rajonal i Odesës njoftoi se 2.500 persona janë shpëtuar pas një stuhie bore në rajonin jugor të Ukrainës duke shtuar se 313 vendbanime në rajon kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kushteve të këqija të motit. Janë nxjerrë 849 automjete të bllokuara nga të cilat 24 autobusë dhe 17 autoambulanca, shkroi guvernatori në X. 

Që nga e diela, erërat e ftohta dhe reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe kanë detyruar autoritetet të mbyllin rrugët. Situata është veçanërisht e vështirë në Ukrainën jugore. Gjithsej 411 vendbanime në 11 rajone janë pa energji elektrike dhe ekipet e emergjencës ndihmuan me shumë se 1.500 automjete të bllokuara, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës. si/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR