• e shtunë, 23 nëntor 2024

Së paku 50 të lënduar në festivalin e kulturës së Eritresë në Stokholm

Së paku 50 të lënduar në festivalin e kulturës së Eritresë në Stokholm

Stokholm, 4 gusht 2023 (MIA) - Mbi 50 persona janë lënduar, prej të cilëve tetë më rëndë, ndërsa rreth qindra janë arerstuar pasi që kundërshtarët e qeverisë së Eritresë hynë në një ngjarje në Stokholm, organizuar nga ithtarët e regjimit në Eritre.

Rreth 1.000 demonstrues antiqeveritarë, të cilë ishin lejuar të mbajnë protestë në afërsi të festivalit, e çanë barrierën policore, i rrëzuan tendat e festivalit dhe ndezën automjete, lajmëruan agjencitë.

Policia kumtoi se ka arrestuar rreth njëqind persona pas shpërthimit të trazirave të dhunshme dhe se mbetet në paralagjen veriperëndimroe të Stokholmit për shkak të kthimit dhe vendosjes së rendit.

Sipas zëdhënësit të policisë, janë arrestuar mes 100 dhe 200 persona, ndërsa është hapur edhe hetim për trazirat e dhunshme dhe zjarrvëniet, si dhe për pengesë të punës së policisë dhe shërbimeve të shpëtimit.

Policia kumtoi se së paku 52 persona kërkuan ndihmë mjekësore, ose në vendin e ngjarjes ose në klinikat dhe spitalet lokale. Pesëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital, kumtoi në kumtesë të veçantë administrata shëndetësore e rajonit Stokholm. Siç ceket, tetë persona "u lënduan rëndë", përderisa shtatë të tjerët kanë marrë "lëndime të lehta".

Në Suedi jetojnë dhjetëra mijë njerëz me prejardhje nga Eritrea. Festivali kushtuar trashëgimisë kulturore të Eritresë është ngjarje vjetore që mbahet prej vitit 1990, por është kritikuar sepse gjoja shërben si vegël promovuese dhe burim i parave për autoritetet e këtij vendi afrikan, lajmërojnë mediumet suedeze. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR