• e enjte, 26 dhjetor 2024

Së paku 43 persona e humbën jetën në një qendër tregtare në Bangladesh

Së paku 43 persona e humbën jetën në një qendër tregtare në Bangladesh

Daka, 1 mars 2024 (MIA) - Së paku 43 persona e humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një qendër tregtare gjashtëkatëshe në Daka, Bangladesh.

Ministrja e Shëndetësisë, Samanta Lal Sen tha se zjarri ka shpërthyet mbrëmë vonë në një restorant në qendrën tregtare Grin KOzi Kotixh dhe shpejtë është përhapur edhe në katet e tjera.

Deri në mëngjes, së paku 43 persona lkanë vdekur, ndërsa 22 mbetën me të djegura të rënda dhe janë në gjendje kritike. Ata po mjekohen në dy spitale të mëdha.

Shkaku për zjarrin nuk është konstatuar menjëherë, por gjenerali brigadier, Majn Udin, drejtor i shërbimit zjarrfikë dhe mbrojtje civile të Bangladeshit, tha se ai mund të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

"Ajo ishte në ndërtesë e rrezikshme me bombola gazi në çdo kat, madje edhe në shkallë", tha ai.

Drejtori i forcave, gjithashtu shtoi se mbi dhjetë zjarrfikës janë sistemuar për shuarjen e zjarrit.

Së paku 75 njerët, mes të cilëve 42 ishin pa vetëdije, janë shpëtuar nga ndërtesa, kumtuan shpëtimtarët. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR