• e premte, 27 dhjetor 2024

Së paku 37 persona kanë humbur jetën në trazirat gjatë rekrutimit ushtarak në Kongo

Së paku 37 persona kanë humbur jetën në trazirat gjatë rekrutimit ushtarak në Kongo

Brazavil, 21 nëntor 2023 (MIA) - Së paku 37 kongolezë të rinj kanë humbur jetën mbrëmë nga një turmë gjatë rekrutimit ushtarak në kryeqytetin e Kongos, Brazaville, njoftuan sot autoritetet e Kongos.

"Sipas bilancit të përkohshëm të shërbimeve për raste urgjente, 37 persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur", thuhet në kumtesë. 

Armata e Kongos javën e kaluar ka paralajmëruar se do të rekrutojë 1.500 të rinjë nga mosha 18 deri në 25 vjeç.

Kandidatët mbrëmë vonë kanë deportuar derën e stadiumit Mishel D'Ornano, ku po organizohet rekrutimi në qendër të Brazavilit. Disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, sipas deklaratave të afërmve të tyre. si/bsh/  

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR