• e shtunë, 23 nëntor 2024

Së paku 33 ushtarë e humbën jetën në një sulm në Burkina Faso

Së paku 33 ushtarë e humbën jetën në një sulm në Burkina Faso

Uagadugu, 28 prill 2023 (MIA) - Në sulmin e djeshëm në pjesën lindore të Burkina Fasos jetën e humbën 33 ushtarë, ndërsa 12 u lënduan, kumtoi qeveria e kryesuar nga ushtria, që është vala e fundit e dhunës në vend i cili lufton kundër kryengritjes së xhihadistëve.

Sulmi i kryer dje në mëngjes iu drejtua një aradhe ushtarake në qytetin Ugaru në pjeësn lindore të Burkina Fasos, ndërsa armata kumtoi se ushtarët e rrethuar vranë së paku 40 "terroristë".

Burkina Faso është një nga disa vendet afrikano-perëndimore të cilat luftojnë me kryengritjen e dhunshme islamiste që u zgjerua nga Mali fqinj gjatë dekadës së kaluar, e që shkaktoi mijëra të vdekur dhe të shpërngulur mbi 2 milionë njerëz.

Dhuna në vend u rrit në muajt e fundit derisa autoritetet po luftojnë ta kthejnë kontrollin në terren, përderisa forcat e armatosura gjithashtu u akuzuan për vrasje joselektive të civilëve gjatë misioneve kundër kryengritësve. ab/

foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR