• e enjte, 26 dhjetor 2024

Së paku 300 emigrantë nga Senegali konsiderohen të zhdukur në Oqeanin atlantik

Së paku 300 emigrantë nga Senegali konsiderohen të zhdukur në Oqeanin atlantik

Dakar, 10 korrik 2023 (MIA) - Së paku 300 persona të cilët udhëtonin me tre barka nga Senegali drejt Spanjës konsiderohen të zhdukur, kumtoi sot grupi humanitar spanjoll "Voking borders".

"Dy anije e braktisën qytetin Mbur me rreth 100 njerëz më 23 qershor, ndërsa anija e tretë e braktisi qytetin jugor Kafuntin katër ditë më vonë me rreth 200 njerëz. Me rëndësi është të gjenden ata njerëz. Shumë njerëz konsiderohen të zhdukur në det, kjo është normale, na duhen më shumë aeroplanë për t'i kërkuar", deklaroi koordinuesja e organizatës, Helena Maleno Garson.

Ajo theksoi se nuk ka pasur kurfarë kontakti me udhëtarët.

Ruta atlantike e emigracionit është një prej rutave më vdekjeprurëse në botë, me pothuajse 800 të vdekur apo të zhdukur në gjysmën e parë të këtij viti.

Gjatë viteve të kaluara Ishujt Kanare u bënë një prej destinacioneve kryesore për të gjithë ata të cilët tentojnë të arrijnë në Spanjë. Sipas Ministrisë spanjolle të Punëve të Brendshme në vitin 2020 në Ishujt Kanare arritën mbi 23.000 emigrantë, ndërsa në gjashtë muajt e parë të vitit arritën mbi 7.000 emigrantë dhe refugjatë.

Anijet kryesisht vijnë nga Maroku, Saharaja perëndimroe dhe Maurotania. Nga qershori në ishujt Kanare arritën së paku 19 anije nga Senegali. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR