• e enjte, 26 dhjetor 2024

Së paku 49 persona e humbën jetën në sulmin raketor rus ndaj një shitoreje ushqimore në rajonin e Harkovit

Së paku 49 persona e humbën jetën në sulmin raketor rus ndaj një shitoreje ushqimore në rajonin e Harkovit

Kiev, 5 tetor 2023 (MIA) - Së paku 49 persona e humbën jetën sot në një sulm raketor rus ndaj një shitoreje ushqimore në rajonin Harkov, në Ukrainën verilindore, lajmëroi UNIAN, duke e cituar shefin e administratës ushtarake rajonale, Oleg Sinegubov.

Ai theksoi se në mesin e të vrarëve në sulmin që ndodhi rreth orës 13:15 sipas kohës lokale në fshatin Groza, qarku Kupjan, është edhe një djalë gjashtëvjeçar. "Janë sulmuar një shitore dhe një kafene", deklaroi Sinegubov.

Para luftës, fshati Groza ka pasur rreth 500 banorë.

Mu para kësaj, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski kumtoi se së paku 47 persona janë vrarë në një sulm raketor rus ndaj shitores në rajonin verilindor harkov, kumtoi agjencia shtteërore ukrainase e lajmeve Ukrinform.

"Sulmi është kryer në rajonin Kupjan", shkroi Zelenski në Telegram.

Sulmi ndodhi derisa presidenti ukrainas ndodhet në Granadë të Spanjës, në takim të Komunitetit evropian politik.

"Krim demonstrativ brutal rus - sulm raketor ndaj një nshitoreje të thjeshtë ushqimore, akt tërësisht i qëllimshëm terrorist", tha Zelenski. Ai theksoi se "terrori rus duhet të ndalet".

"Secili lider dhe secili vend që na mbështetë, e mbron jetën", shtoi presidenti ukrainas. Ai tha se ka biseduar me liderët evropianë, konkretisht për përforcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR