• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Së paku 22 të vdekur dhe 69 të lënduar nga rrëzimi i një shkolle në Nigeri

Së paku 22 të vdekur dhe 69 të lënduar nga rrëzimi i një shkolle në Nigeri

Abuxha, 13 korrik 2024 (MIA) - Së paku 22 persona e humbën jetën, ndërsa 69 janë lënduar pasi që u rrënua një ndërtesë shkollore gjatë mësimit, në shtetin Plato në Nigerinë qendrore, kumtuan autoritetet lokale.

Rreth 130 persona janë prnauar në spitalet e afërta, ndërsa shumica e viktimave janë nxënës dhe të punësuar të shkollës.

Ndërtesa është pjesë e shkollës së mesme në qytetin Jos dhe u rrënua gjatë mbajtjes së orëve, kumtoi Musa Ibrahim Ashmos, oficer për informata dhe kmunikime në Plato.

Druhet se numri i viktimave mund të rritet, sepse në pjesën e rrënuar të ndërtesës ka pasur rreth 200 nxënës. Ekipet shpëtimtare kërkojnë të mbijetuar nën rrënoja.

Ndërtesa dykatëshe u rrënua një ditë pas rreshjeve të rrëmbyeshme të shiut që e kapluan Nigerinë qendrore.

Ka filluar hetimi për shkaqet e rrënimit. Në vitet e fundit, në Nigeri ndodhën disa rrënime të ndërtesave, që rezultoi me shumë viktima dhe të lënduar, më shpesh për shkak të ndërtimit jo të mirë, përdorimit të materialeve jocilësore dhe korrupsionit. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR