• e enjte, 26 dhjetor 2024

Së paku 20 të vdekur nga stuhitë dhe tornadot në SHBA, 300 mijë njerëz pa rrymë

Së paku 20 të vdekur nga stuhitë dhe tornadot në SHBA, 300 mijë njerëz pa rrymë

Nju-Jork, 28 maj 2024 (MIA) - Pothuajse 300.000 amerikanë në shtatë shtete janë pa rrymë që nga dje për shkak të tornadove dhe stuhive shkatërruese.

Në stuhitë e mëdha që goditën kontinentin fundjavën e kaluar e humbën jetën 23 persona, ndërsa sipas sinoptikanëve janë të mundshme stuhi të reja të ndjekura me erë të fortë, breshër dhe përmbytje të rrëmbyeshme. Në orët e mëngjesit, shi i dendur pritet të godasë Bregun lindor, duke përfshirë pjesë të Nju-Jorkut, Pensilvanisë, Nju Xhersit dhe Merilend, kumtoi Shërbimi kombëtar meteorologjik.

Për shkak të motit të ligë e humbën jetën disa persona. Tetë në Arkanzas, shtatë në Teksas, dy në Oklahoma dhe pesë në Kentaki.

Shërbimi kombëtar meteorologjik po parashikon gjithashtu se stuhi të forta mund të zhvillohen mbi Teksas sot, me erëra që mund të arrijnë shpejtësinë 120 kilometra në orë.

Në jug të vendit do të vazhdojë moti i nxehtë dhe priten temperatura të larta rekord. ls/ 

Foto: Epa

 

QËNDRONI TË LIDHUR