• e shtunë, 29 qershor 2024

Së paku 18 të vdekur, mes të cilëve edhe fëmijë, në sulmet izraelite në pjesën qendrore të Rripit të Gazës

Së paku 18 të vdekur, mes të cilëve edhe fëmijë, në sulmet izraelite në pjesën qendrore të Rripit të Gazës

Gazë, 7 qershor 2024 (MIA) - Së paku 18 persona, përfshirë fëmijë, u vranë në sulmet ajrore izraelite gjatë natës në Rripin qendror të Gazës, një ditë pasi të paktën 33 persona u vranë në një shkollë në udhëheqësinë e OKB-së në të cilën strehoheshin të familjet palestineze të zhvendosura, njoftojnë mediat amerikane, duke iu referuar autoriteteve shëndetësore.

Sipas tyre, sulmet kishin për qëllim kampet e refugjatëve "Nusejrat" dhe "Magazi", si dhe qytetet Deir al-Balah dhe Az Zavaida. Sipas të dhënave nga spitali, në mesin e të vdekurve janë katër fëmijë dhe një grua, si dhe kryetari i komunës NuseJrat.

Armata izraelite sot kumtoi se vazhdon me operacionet në disa zona në pjesën qëndrore të Rripit të Gazës. ls/

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR