Së paku 18 të vdekur dhe 40 lënduar në zjarrin në një deponi për karburante në Xhakartë, në kërkim 16 persona
- Ekipet indoneziane të shpëtimit dhe zjarrfikësit janë në kërim të 16 personave të cilët rezultojnë të zhdukur nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave të djegura pasi në zjarrin e madh i cili mbrëmë u përhapnga deponitë e karburantit në Xhakartë jetën e humbën së paku 18 persona, ndërsa 40 janë lënduar, prej të cilëve disa janë në gjendje kritike.
- Post By Sheriban Kllokoci
- 16:49, 4 mars, 2023
Xhakartë, 4 mars 2023 (MIA) - Ekipet indoneziane të shpëtimit dhe zjarrfikësit janë në kërim të 16 personave të cilët rezultojnë të zhdukur nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave të djegura pasi në zjarrin e madh i cili mbrëmë u përhapnga deponitë e karburantit në Xhakartë jetën e humbën së paku 18 persona, ndërsa 40 janë lënduar, prej të cilëve disa janë në gjendje kritike.
Shefi i policisë indoneziane Listjo Sigit Prabovo tha se më shumë se 1.300 njerëz u zhvendosën dhe u vendosën në 10 zyra qeveritare, një vend komandimi të Kryqit të Kuq dhe një stadiumi sportiv.
Rreth 260 zjarrfikës me 52 makina zjarrfikëse e shuan zjarrin pak më shumë se dy orë pasi shpërtheu, thanë zjarrfikësit.