• e shtunë, 23 nëntor 2024

Së paku 11 të vrarë në sulmet e sotme ajrore ruse në Ukrainë (PLT)

Së paku 11 të vrarë në sulmet e sotme ajrore ruse në Ukrainë (PLT)

Kiev, 23 janar 2024 (MIA) - Së paku 11 persona e humbën jetën, ndërsa pothuajse 80 janë lënduar, sipas të dhënave të fundit nga sulmet e sotme ajrore ruse në ukrainë, kumtuan autoritetet lokale.

Numri i viktimave në Harkov, në verilindje. tani është shtatë, deklaroi shefi i administratës rajonale ushtarake Oleg Sinegubov.

Ai shtoi se 51 persona janë lënduar në qytetin e dytë ukrainas për nga madhësia.

Prefekti i Kievit, Vitalij kliçko deklaroi se 22 persona janë lënduar në sulmet ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas. Prej tyre 13, mes të cilëve edhe tre fëmijë, janë hospitalizuar.

Tre persona janë lënduar nga raketat në rajonin e Kievit.

Komandanti suprem i forcave ajrore të Ukrainës, gjenerali Valerij Zaluzhni deklaroi se Rusia sot ka gjuajtur gjithsej 41 predha drejt vendit. 21 prej tyre janë rrëzuar. ab/

Foto: X

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR