• e enjte, 26 dhjetor 2024

Së paku 107 njerëz e humbën jetën në vërshimet në Brazil, Qeveria premtoi nëntë miliardë euro për ripërtëritje të Rio Grande do Sul

Së paku 107 njerëz e humbën jetën në vërshimet në Brazil, Qeveria premtoi nëntë miliardë euro për ripërtëritje të Rio Grande do Sul

Brazili, 10 maj 2024 (MIA) - Qeveria braziliane premtoi se do të ndajë rreth nëntë miliardë euro për ripërtëritje të shtetit Rio Grande do Sul, rajon i shkatërruar nga vërshimet e kohëmëparshme, ndërkaq priten edhe reshje të reja.

Së paku 107 njerëz e humbën jetën, 754 janë lënduar dhe 134 konsiderohen të zhdukur pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që e kapluan rajonin jugor javën e kaluar, sipas raportit të publikuar mbrëmë nga Mbrotjja civile.

Rreth 1,7 milion njerëz janë goditur, ndërsa mbi 327.000 janë evakuuar për shkak të katastrofës natyrore të cilën ekspertët dhe Qeveria e ndërlidhin me ndryshimet klimatike. Derisa ekipet shpëtimtare ende po luftojnë për t'i shpëtuar baorët dhe kafshët e ngujuara nga uji, shefi i shtetit, Luis Inasio Lula da Silva kryesoi me takimin në Brazili, ku u bisedua për përgjigjet ndaj tragjedisë.

"Qeveria federale vendosi të fusë resurse prej rreth 50 miliardë realëve (rreth nëntë miliardë euro) në Rio Grande do Sul", kumtoi ministri i financave, Fernando Hadad.

Këto vërshime e kapluan kryeqytetin Porto Alegre dhe 1,4 milion banorët e tij, por edhe mbi 400 vende nër ajon. Janë dëmtuar apo shkatërruar rreth 60.000 shtëçi. Ekipet shpëtimtare dje e vazhduan gjurmimin për njerëzit të cilët janë ngujuar në shtëpitë e tyre apo nuk dëshirojnë të largohen për shkak të frikësse do të plaçkiten. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR