• e shtunë, 23 nëntor 2024

Së paku 10 të vdekur apo të lënduar gjatë sulmit në një spital në Kinë

Së paku 10 të vdekur apo të lënduar gjatë sulmit në një spital në Kinë

Pekin, 7 maj 2024 (MIA) - Disa persona janë vrarë apo lënduar gjatë sulmit në një spital në Kinën jugperëndimore, lajmëroi DPA, duke iu referuar agjencisë kineze Ksinhua.

DPA transmetoi se në sulm ka pasur së paku 10 viktima, por fillimisht nuk ishte e qartë sa janë të lënduar, dhe sa të vdekur.

Në raportet fillestare nga ngjarja nuk ka pasur informata për kryes së dyshuar.

Sipas Ksinhua, sulmi ka ndodhur në orët e hershme të pasdites në spitalin e locuar në provincën Xhenksiong në provincën jugore kineze Seçuan.

Në rrjetin social kinez Veibo, i ngjashëm me X, shfrytëzuesit ndanë video në të cilat shihet arrestimi i kryesit të dyshuar. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR