• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rute: Trupat koreanoveriore në Evropë janë pikë kthese

Rute: Trupat koreanoveriore në Evropë janë pikë kthese

Bruksel, 6 nëntor 2024 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në një tekst për “Politiko” bën të ditur se trupat koreanoveriore në territorin evropian janë fakt historik – dhe kjo për shkaqe të gabuara. 

“Rusia ftoi ushtarë të huaj në vend për herë të parë pas një shekulli. Kjo ka një çmim të pabesueshëm. Rusia ka rreth 1.200 viktima në ditë, më shumë se 600.000 që nga shkurti i vitit 2022. Dhe në pamundësi për të përballuar koston politike të mobilizimit masiv, Putini tani ka zgjedhur të thërrasë trupa edhe nga Koreja e Veriut. Ky zgjerim i rrezikshëm i konfliktit e përshkallëzon luftën dhe tregon se siguria jonë nuk është rajonale, por globale”, bëri të ditur Rute.

Ai bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin mbështetjen nga Koreja e Veriut nuk e merr falas, por e mbështet regjimin e Kim Xhong – un dhe i siguron teknologji ushtarake Phenianit, që përfaqëson kërcënim për fqinjët dhe rrit qëndrueshmërinë në Gadishullin Korean. 

“Koreanoveriorët, të cilët nuk kanë luftuar më shumë se 70 vjet, tani do të fitojnë përvojë të vlefshme në fushën e betejës dhe njohuri për konfliktet moderne. Vetëm javën e kaluar, Pheniani testoi një raketë balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë, një tjetër shkelje e rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara”, theksoi Rute.

Javën e kaluar një delegacion i inteligjencës dhe mbrojtjes koreanojugore e informoi NATO-n dhe partnerët e Rajonit Indo-Paqësor se mijëra ushtarë koreanoveriorë janë shpërndarë në zonën ruse Kursk dhe do të marrin pjesë në luftën në Ukrainë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR