• e martë, 24 dhjetor 2024

Rute: Sipas gjitha gjasave vijon dimri më i vështirë për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus

Rute: Sipas gjitha gjasave vijon dimri më i vështirë për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus

Bruksel, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Sipas gjitha gjasave vijon dimri më i vështirë për Ukrainën pasi Rusia e sulmoi në vitin 2022, deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute, në konferencë për shtyp me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spaiq, në selinë e Aleancës në Bruksel.

Ne jemi të shqetësuar për gjendjen në fushëbetejë. Rusia po përparon, megjithëse gradualisht, - tha Rute. -"Në javët e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të sulmeve të forta ruse në infrastrukturën ukrainase, ndërsa viktima janë edhe civilë. Ukraina ka nevojë urgjente për ndihmën tonë. Ne duhet të përmbushim vendimet e marra në fillim të këtij viti në atë drejtim",shtoi ai.

Ndryshe, Rute e ka cilësuar si “të brishtë” stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi shqetësimet për rritjen e sulmeve kibernetike, dezinformimin dhe ndërhyrjen politike nga Rusia.

"Rusia dëshiron të mbjellë frikë dhe të dobësojë mbështetjen tonë për Ukrainën, por nuk do të ketë sukses", theksoi Rute. ls/ 

Foto: Arkiv 

QËNDRONI TË LIDHUR