• e mërkurë, 04 shkurt 2026

Rute për vizitë në Kiev

Rute për vizitë në Kiev

Kiev, 3 shkurt 2026 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute ka arrit në Kiev dhe mbajti fjalim në Radën supreme, raporton Ukrinform.

Zëvendëskryetari i parë i Parlamentit, Aleksander Kornienko e paralajmëroi fjalimin e Rutes, duke theksuar se vizita e tij tregon mbështetje të fortë për Ukrainën dhe dërgon një mesazh të qartë uniteti.

“Është një nder i madh për mua të jem me ju sot në zemër të një Ukraine të gjallë dhe demokratike. Kombi ukrainas po lufton shumë fort dhe me guxim. Ju jeni përfaqësues të këtij populli të cilët vazhdojnë të punojnë edhe mes të bombardimeve të përditshme”, theksoi Rute nga foltorja e Parlamentit.

Më pas, Rute me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski vizitoi monumentin e mbrojtësve të rënë ukrainas në Sheshin Majdan.

“Nder i përjetshëm për luftëtarët tanë. Mirënjohje e përjetshme për sakrificën e tyre dhe për mbrojtjen e vendit. Është detyra jonë të ruajmë kujtimin e heronjve tanë të rënë”, shkroi Zelenski në Tuiter.

Rute për herë të fundit e vizitoi Ukrainën në prill të vitit të kaluar, kur bashkë me presidentin ukrainas vizituan spitalin ushtarak dhe Katedralen e shpërfytyrimit në Odesa e cila u dëmtua nga bombardimet ruse.

Foto: Zelenski në X

 

QËNDRONI TË LIDHUR