Rute për vizitë në Bosnje e Hercegovinë
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do të qëndrojë në Sarajevë për vizitë njëditore në Bosnje dhe Hercegovinë.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:25, 10 mars, 2025

Bruksel, 10 mars 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do të qëndrojë në Sarajevë për vizitë njëditore në Bosnje dhe Hercegovinë.
Siç njoftoi NATO, është paraparë që Rute të takohet me anëtarët e Kryesisë së BeH-së, Zhellka Cvijanoviq, Zhellko Komshiq dhe Denis Bekiroviq, me kryetaren e Këshillit të ministrave, Borjana Krishto, si dhe me ministrat e Punëve të Jashtme, Elmedin Konakoviq dhe të Mbrojtjes Zukan Helez dhe u.d ministrin e Sigurisë Ivica Boshnjak.
Përvec takimeve me përfaqësuesit e autoriteteve boshnjake, Rute do ta vizitojë edhe Komandën e forcave të NATO-s në BeH në aeroportin Butmir, ndërsa do të takohet edhe me përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar për Bosnje dhe Hercegovinën, Krisitan Shmit dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian në Sarajevë.
Është paraparë që Rute ta vizitojë edhe Universitetin në Sarajevë, ku do të mbajë fjalim para studentëve, pas çka do të pasojnë dhe shkëmbim mendimesh me ta.
Nesër, përsëri, Rute i shoqëruar nga zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, do ta udhëheq delegacionin e Këshillin Veriatlantik që do ta vizitojë Kosovën. qa/
Foto: arkivi i MIA-s