Rute nga Kievi: Arritja e marrëveshjes për përfundimin e luftës do të kërkojë vendime të vështira
- .Arritja e marrëveshjes për t'i dhënë fund luftës me Rusinë do të kërkojë vendime të vështira, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute gjatë vizitës së tij sot në Kiev, raporton "Ukrinform".
- Post By Fami Bajrami
- 13:01, 3 shkurt, 2026
Kiev, 3 shkurt 2026 (MIA) - Arritja e marrëveshjes për t'i dhënë fund luftës me Rusinë do të kërkojë vendime të vështira, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute gjatë vizitës së tij sot në Kiev, raporton "Ukrinform".
Në fjalimin e tij para Parlamentit ukrainas, Rute theksoi se programi i ndihmës ushtarake për Ukrainën siguron 90 për qind të raketave mbrojtëse që përdorin forcat ukrainase.
Nga foltorja e Parlamentit, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se ishte nder i madh për të të jetë i pranishëm në zemër të një Ukraine të gjallë dhe demokratike. Ai tha se populli ukrainas po lufton me këmbëngulje dhe guxim të madh dhe theksoi se deputetët përfaqësojnë njerëzit që vazhdojnë të punojnë edhe në kushtet e bombardimeve të përditshme.
Rute arriti në Kiev disa orë pas një sulm të ri masiv rus që la pjesë të kryeqytetit ukrainas pa ngrohje për shkak të të ftohtit rekord, raportuan mediat franceze.
Para fjalimit, Sekretari i përgjithshëm dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski vendosën qirinj në një memorial të improvizuar për ushtarët që humbën jetën që nga fillimi i invazionit rus i vendosur në sheshin qendror të Kievit, sipas një videoje të postuar nga Zelenski në mediat sociale.
DPA raportoi sot se sulmet e fundit ruse i kanë dhënë fund armëpushimit energjetik.
“Caqet nuk ishin ushtarake. Ato ishin ekskluzivisht civile: qindra mijëra familje, përfshirë fëmijë, të lënë qëllimisht pa ngrohje në të ftohtin më të ashpër të dimrit”, tha Denis Shmihal, ministër i energjisë së Ukrainës. Sipas tij, sulmet kishin në shënjestër termocentralet dhe ndërtesat.
Sulmi rus në Kiev dëmtoi gjithashtu një monument të famshëm të epokës sovjetike të ngritur në kryeqytetin ukrainas për të përkujtuar fitoren ndaj nazizmit, tha ministrja e Kulturës së Ukrainës, Tatjana Berezhna, cituar nga mediat franceze.
Foto: X