• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rute: NATO duhet dhe do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën

Rute: NATO duhet dhe do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën

Bruksel, 8 tetor 2024 (MIA) - Aleatët e NATO-s duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar Ukrainën t'i rezistojë agresionit rus. Takimi i ardhshëm i Grupit të KOntaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Ramshtajn do të jetë një mundësi e mirë për të koordinuar mbështetjen, deklaroi sot në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Finlandës, Aleksandar Stub.

“Ne diskutuam për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, të cilën e vizitova si Sekretar i Përgjithshëm javën e kaluar. NATO duhet dhe do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën. Rusia vazhdon të kryejë sulme masive kundër infrastrukturës energjetike kritike të Ukrainës, e cila mund të përballet me dimrin më të ashpër që nga fillimi i pushtimit", tha Rute, duke shtuar se e respekton e popullit ukrainas dhe forcat e tyre të armatosura për qëndrueshmërinë dhe guximin e tyre.

Sipas tij, aleatët e NATO-s ofrojnë "pothuajse të gjithë ndihmën ushtarake" për Ukrainën, ndërsa kjo është e rëndësishme "për stabilitetin e vendit dhe aftësinë e tij për t'i bërë ballë betejës". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR