• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rute: NATO do të vazhdojë t'i mbrojë njerëzit, tokat dhe të ardhmën tonë

Rute: NATO do të vazhdojë t'i mbrojë njerëzit, tokat dhe të ardhmën tonë

Bruksel, 1 tetor 2024 (MIA) - Duhet të sigurojmë që Ukraina të mbijetojë si një demokraci sovrane, të rrisim kursimet për shpenzimet e mbrojtjes dhe të forcojmë mbrojtjen tonë kolektive, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute gjatë mbërritjes në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës me ish shefin e Alenacës, Jens Stoltenberg në selinë e Paktit në Bruksel. 

“Por një gjë nuk do të ndryshojë, dhe ai është misioni bazë i NATO-s – të sigurojë mbrojtjen e popullit tonë, të vendeve tona dhe të së ardhmes sonë”, thekson Rute.

Ai theksoi se falë Stoltenberg, NATO sot është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë më parë.

“Është një nder i madh për mua që e shoh në postin e sekretarit të përgjithshëm”, shtoi Rute.

Stoltenberg nga ana e tij, duke i uruar mirëseardhje Rutes, theksoi se gjatë mandatit të tij 14-vjeçar si kryeministër holandez, ai ka treguar se di të bëjë kompromise dhe të arrijë marrëveshje, gjë që i jep rekomandime të shkëlqyera për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

 

"Me të në krye, NATO është në duar të mira", shtoi Stoltenberg.

Ish-sekretari i përgjithshëm iu referua edhe arritjeve të tij në krye të NATO-s në 10 vitet e fundit, duke theksuar forcimin e mbrojtjes së Aleancës, kryesisht në krahun e saj lindor, rritjen e numrit të aleatëve që ndajnë të paktën dy për qind të PBB-së së tyre për nevojat e mbrojtjes - nga tre në 2014 në 23 në 2024, pranimi i katër anëtarëve të rinj - Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Finlanda dhe Suedia, si dhe rritja e mbështetjes për Ukrainën.

"Do të thotë NATO ka ndryshuar dhe Rute si kryeministër ishte pjesë e këtyre ndryshimeve", shtoi Stoltenberg.

I pyetur për zhvillimet në Liban, Stoltenberg u përgjigj se NATO do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e anëtarëve dhe partnerëve të saj për të de-përshkallëzuar situatën, për të ndalur armiqësitë dhe për të gjetur një zgjidhje politike, si në Liban ashtu edhe në Gazë.

 

Në lidhje me pritjet për zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor, Rute u përgjigj se nuk shqetësohet për rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se i njeh mirë të dy kandidatët dhe ka përvojë në bashkëpunimin me ta.

" Kam punuar me Donald Tramp për katër vjet. Ai na shtyu të shpenzojmë më shumë (në mbrojtje) dhe ia doli sepse tani po shpenzojmë shumë më tepër në krahasim me vitin 2017. Ai na bëri presion (të kemi kujdes) për Kinën dhe mendoj se kishte të drejtë", tha Rute.

Në lidhje me Kamala Haris, Rute tha se ka bërë një punë të shkëlqyer si zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara dhe se është shumë e respektuar.

"Kështu që, mund të bashkëpunoj me të dy", përfundoi Rute. ls/

Foto: Skrinshot

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR