• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rute: NATO do të përkushtohet në ndërtimin e botës më të sigurt për qytetarët tanë

Rute: NATO do të përkushtohet në ndërtimin e botës më të sigurt për qytetarët tanë

Bruksel, 1 tetor 2024 (MIA) – Aleatët në NATO përballen me sfida serioze dhe duhet të punojmë në përballjen me ato, në bazë të përcaktimit për ndërtimin e botës më të sigurt për miliarda qytetarë tanë, porositi sekretari i ri i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute, në konferencë për media në Bruksel pas marrjes së tij të sotme të detyrës.

“Detyra ime do të jetë të punoj në zbatimin e kësaj dhe aftësim të Aleancës sonë në botën gjithnjë e më komplekse. Nuk ekziston asgjë që nuk mundemi ta arrijmë bashkë”, tha Rute.

Ai theksoi se gjatë mandatit të tij në krye të NATO-s do të përkushtohet në tre prioritete kryesore – sigurimin e garancive se Aleanca do të mund të përgjigjet për të gjitha kërcënimet, mbështetje të Ukrainës në luftën kundër agresionit rus dhe përballje me sfidat e rritura globale lidhur me sigurinë euroatlantike.

Rute njëherësh e falënderoi sekretarin e përgjithshëm të deritanishëm Jens Stoltenberg për punën e tij, si dhe të gjitha vendeve anëtare të NATO-s për mbështetje të tyre gjatë zgjedhjes së tij në detyrën e tij në udhëheqjen me, siç tha, aleancën më të suksesshme ushtarake – politike në histori. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR