• e martë, 24 dhjetor 2024

Rute: NATO "do të mbetet i bashkuar" pa dallim se kush fiton në zgjedhjet në SHBA

Rute: NATO

Berlin, 4 nëntor 2024 (MIA) - NATO do të mbetet i bashkuar pa dallim se kush do të fitojë në zgjedhjet në SHBA, tha sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute sot në Berlin.

"Kushdo që do të fitojë në ato zgjedhje, do të punojmë me Kamalla Harris, do të punojmë me Donald Trampin dhe do të kujdesemi që Aleanca të mbetet e bashkuar", tha Rute së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Sholc.

Rute tha se "nuk ka dyshim" se kushdo që do të fitojë në zgjedhje, do të vazhdojë me përkrahjen e NATO-s, pasi kjo është "në interes të SHBA-së". bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR