• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rute: Le t'i bindim ata që "ulen" në raketat Patriot të ndihmojnë Ukrainën

Rute: Le t'i bindim ata që

Bruksel, 17 prill 2024 (MIA) -  Ukraina ka nevojë për mbrojtje ajrore dhe ne duhet të bëjmë përpjekje për t’i bindur vendet "të ulura" në raketat Patriot që ta ndihmojnë vendin të ndalojë pushtimin rus, tha sonte në nisje kryeministri holandez dhe favorit kryesor për sekretar të përgjithshëm të NATO-s Mark Rute gjatë arritjes në Samitin e Posaçëm dyditor të Unionit në Bruksel.

"E dimë se shumë vende të cilat ulen në raketat Patriot dhe ndoshta nuk duan t'i dorëzojnë ato drejtpërdrejt. Ne mund t'i blejmë ato prej tyre dhe mund t'i dërgojmë në Ukrainë, kemi para në dispozicion. Ky është çelësi", tha Rute.

I pyetur në lidhje me komentin e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski se aleatët e Izraelit e ndihmuan menjëherë edhe pse nuk është anëtare e NATO-s dhe Ukraina ende nuk merr mbështetje të mjaftueshme në mbrojtjen ajrore, Rute u përgjigj se vendit duhet t'i dorëzohet gjithë mbrojtja ajrore që mund t'i dërgohet dhe se duhet bërë.

Duke iu referuar deklaratës së kryetarit të Harkovit, i cili është objektiv i sulmeve të ashpra ruse, se ekziston rreziku që qyteti të bëhet një "Alepo i dytë", Rute tha se situata është "jashtëzakonisht e trishtuar". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR