• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rute javën e ardhshme do t'i vizitojë Ankaranë dhe Athinën

Rute javën e ardhshme do t'i vizitojë Ankaranë dhe Athinën

Ankara, 23 nëntor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute pritet më 25 nëntor ta vizitojë Ankaranë, e më 26 nëntor Athinën.

Rute në Ankara do të takohet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, ministrin e Jashtëm, Hakan Fidan dhe ministrin e Mbrojtjes, Jashar Gjyler. Ai do të bisedojë edhe me përfaqësues të industrisë turke të mbrojtjes, do të vizitojë objektet e kompanisë turke të aviacionit "TUSASH" dhe do të vendosë kurorë me lule në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut në Anitkabir në Ankara.

Më 26 nëntor, Rute do të vizitojë Athinën, ku do të takohet me kryeministrin grek, Kirjakis Micotakis, ministrin e Jashtëm, Jorgos Gerapetritis dhe ministrin e Mbrojtjes, Nikos Dendias, njoftoi NATO. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR