• e martë, 24 dhjetor 2024

Rute ia uron fitoren Trampit: Pres të punojmë në avancimin e paqes

Rute ia uron fitoren Trampit: Pres të punojmë në avancimin e paqes

Bruksel, 6 nëntor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në publikimin në Iks njoftoi se "sapo e uroi" kandidatin republikan Donald Tramp për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së.

"Udhëheqja e tij do të jetë edhe një herë çelësi për ruajtjen e fuqisë së Aleancës sonë. Me padurim pres përsëri të punojë me të në promovimin e paqes përmes forcimit, nëpërmjet NATO-s", theksoi Rute në njoftim. 

Kur mori postin e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s më 1 tetor të këtij viti, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me pritjet e tij nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, Rute u përgjigj se nuk shqetësohej për rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se i njeh të dy kandidatët mirë dhe ka përvojë në bashkëpunimin me ta.

"Kam bashkëpunuar me Donald Trampin për katër vite. Ai na shtyu të shpenzojmë më shumë (në mbrojtje) dhe ia doli sepse tani po shpenzojmë shumë më tepër në krahasim me vitin 2017. Ai na bëri presion (të kemi kujdes) për Kinën dhe mendoj se kishte të drejtë", tha Rute. 

Edhe pse, "garën strategjike me Kinën, Rute e vlerësoi si një sfidë globale për NATO-n së bashku me "një Rusi gjithnjë e më agresive", terrorizmin dhe bashkëpunimin në rritje midis Kinës, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Iranit. "Me mbështetjen e tij të ushtrisë së industrisë ushtarake ruse, Kina nuk mund të vazhdoj të mundësojë konfliktin më të madh të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore pa u përballur me pasoja për interesat dhe reputacionin e saj", theksoi Rute në konferencën për mediat pas marrjes së detyrës, duke theksuar se për "luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës", Rusia gjithashtu merr mbështetje nga Koreja e Veriut dhe Irani. qa/

Foto: NATO

 

QËNDRONI TË LIDHUR