• e premte, 27 dhjetor 2024

Rute do të jetë Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s

Rute do të jetë Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s

Bruksel, 20 qershor 2024 (MIA) – Kryeministri i Holandës në largim Mark Rute do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s, pasi të 32 anëtarët e Aleancës u pajtuan që ai të trashëgojë Jens Stoltenbergun, publikou portali i Brukselit Politico.

Pas mbështetjes së Hungarisë dhe Sllovakisë dy ditë më parë, Rumania konfirmoi sot se do të votojë për Rutën, pasi presidenti rumun Klaus Johanis e tërhoqi kandidaturën e tij për shef të NATO-s.

Gjatë takimit të Këshillit të lartë për mbrojtje kombëtare, Johanis theksoi se i informoi aleatët e NATO-s për tërheqjen e kandidaturës së tij.

Sipas Politiko, Rute vjen në krye të NATO në kohë kritike.

Ai do të marrë detyrën më 2 tetor, vetëm një muaj para zgjedhjeve në SHBA, të cilat do të formësojnë fatin e kësaj aleance ushtarake që shërben si barriera më e suksesshme e Evropës Lindore kundër agresionit rus, vlerëson Politico. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR