• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rute dhe Fon der Lajeni: Lufta ruse është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë në Evropë

Rute dhe Fon der Lajeni:  Lufta ruse është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë në Evropë

 Bruksel, 29 tetor 2024 (MIA)  - Lufta e agresionit rus është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë në Evropë,  ndërsa ndihma e forcave të Koresë së Veriut për Rusinë është një përshkallëzim i madh i luftës kundër Ukrainës, konluduan kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni,  dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.

"Lufta agresive e Rusisë në tokën evropiane është kërcënimi i vetëm më i madh për paqen dhe sigurinë e kontinentit evropian", thuhet në deklaratën e përbashkët pas takimit të parë në Bruksel midis Fon der Lajenit dhe Rutes, i cili së fundmi mori funksionin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. 

 Të dy dakordohen se "vendosja e trupave të Koresë së Veriut në mbështetje të luftës së agresionit të Rusisë përfaqëson një përshkallëzim të rëndësishëm të luftës kundër Ukrainës, si dhe një kërcënim serioz për sigurinë evropiane dhe paqen globale".

 Në takimin e tyre të parë, u dakordua për krijimin e një grupi pune të nivelit të lartë për të forcuar bashkëpunimin ekzistues midis BE-së dhe NATO-s.

 Rute dhe Fon der Lajeni, gjithashtu, biseduan për rritjen vetëbesimit të shteteve autoritare në skenën botërore.

 "Këto vende po vënë në pikëpyetje interesat, vlerat dhe parimet tona të përbashkëta demokratike, duke përdorur mjete të shumta - politike, ekonomike, teknologjike dhe ushtarake", theksojnë Rute dhe Fon der Lajeni.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR