• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rute: Është një nder i madh të emërohem sekretar i përgjithshëm i NATO-s

Rute: Është një nder i madh të emërohem sekretar i përgjithshëm i NATO-s

Bruksel, 26 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri holandez Mark Rute sot pas emërimit zyrtar si sekretar i përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s tha se Aleanca do të mbetet gurthemeli i sigurisë kolektive të anëtarëve të saj.

"Është një nder i jashtëzakonshëm të emërohem sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Aleanca është dhe do të mbetet gurthemeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë", ka shkruar ai në platformën X.

Rute më 1 tetor do të zëvendësojë norvegjezin Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Mandati i Stoltenbergut është vazhduar katër herë që nga viti 2014, kur ai u emërua për herë të parë.

Ambasadorët e 32 vendeve të NATO-s do të ratifikojnë emërimin gjatë një takimi të Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi politik qeverisës i aleancës, në Uashington më 9-11 korrik. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR