• e enjte, 18 korrik 2024

Rusia në vitin 2023 ka rekrutuar 385.000 Ushtarë

Rusia në vitin 2023 ka rekrutuar 385.000 Ushtarë

Moskë, 25 tetor 2023 (MIA) - Forcat e armatosura ruse gjatë këtij viti kanë rekrutuar 385.000 njerëz, njoftuan sot persona zyrtarë.

Mirëpo, Rusia nuk njofton se sa ushtarë ka humbur gjatë ofansivës 20-mujore, ndërsa sipas vlerësimëve të pavarura, numri i viktimave arrin dhjetëra mijëra. 

Moska filloi një fushatë agresive të rekrutimit, duke ofruar rroga të larta dhe programe për ndihmë sociale në përpjekje për të rekrutuar ushtarë.

Shkalla e rekrutimit për shërbim të kontraktuar ushtarak është rritur ndjeshëm. Më shumë se 1.600 njerëz çdo ditë nënshkruajnë kontrata me forcat e armatosura, deklaroi ish-presidenti rus dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurisë ruse, Dmitrij Medvedev. si/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR