• e martë, 01 tetor 2024

Rusia ndaloi hyrjen e dyqind amerikanëve, ndër ta edhe vëllezërit dhe motra e Bajdenit

Rusia ndaloi hyrjen e dyqind amerikanëve, ndër ta edhe vëllezërit dhe motra e Bajdenit
Moskë, 11 nëntor 2022 (MIA) – Autoritetet ruse sot kumtuan se u kanë ndaluar një grupi prej 200 amerikanëve të hyjnë në territorin e Federatës ruse, ndër të cilët dy vëllezërit dhe motrën e presidentit amerikan Xho Bajden, si dhe zëdhënësen e tij Karin Zhan Pjer.

Siç është theksuar, ajo ndalesë është përgjigje e sanksioneve amerikane të cilat paraprakisht u vendosën ndaj Rusisë.

“Vendimi është sjell si përgjigje e sanksioneve të administratës së Bajdenit, kumtoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Në listë janë Xhejms Brajan Bajden dhe Frensis Uilliam Bajden, dy vëllezërit e presidentit amerikan, si dhe motra e tij Valeri Ovens.

Gjithashtu, në listë është edhe senatori i Vermontit, Berni Sanders, i cili fuqishëm e kritikoi ofensivën ruse në Ukrainë, si dhe personalitete të ndryshme politike dhe anëtarë të administratës amerikane. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR