• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia vetëm në tetor lansoi mbi 2.000 drone në Ukrainë

Rusia vetëm në tetor lansoi mbi 2.000 drone në Ukrainë

Kiev, 1 nëntor 2024 (MIA) - Rusia gjatë muajit të kaluar ndaj caqeve civile dhe ushtarake në Ukrainë ka lansuar mbi 2.000 drone, njoftoi sot ushtria ukrainase, ndërsa forcat ruse filluan ofensivë të fortë në vijën e parë të betejës nga pushtimi i tyre në Ukrainë.

Moska kreu sulme të rregullta ajrore ndaj vendeve dhe qyteteve ukrainase, ndërsa kryeqyteti Kiev vetëm në tetor ishte sulmuar 20 herë, thonë autoritetet ukrainase.

Shtatmadhoria ukrainase njoftoi se gjatë muajit të kaluar ka konfiskuar 1.185 prej 2.023 drone dhe se nuk dihet se ku ndodhen edhe 738. 

"Gjithsej, nga fillimi i vitit 2024, armiku ka lansuar 6.987 dronë në territorin e Ukrainës. Dronët e armikut kishin për qëllim kryesisht infrastrukturën civile dhe kritike", thuhet në njoftim. 

Ukraina sot njoftoi se ka shkatërruar 31 drone dhe një raketë në sulmin e fundit rus gjatë natës, i cili dëmtoi ndërtesa në të paktën dy rajone dhe një stacion të zjarrëfikësve në rajonin jugor Odesa.

Rusia pohon se nuk ka objektivë civilë dhe se objektet energjetike janë objektiva legjitime kur ato janë pjesë e infrastrukturës ushtarake të Ukrainës.

Ukraina po përgatitet edhe për një sezon të ndërprerjeve të rrymës për shkak të sulmeve të reja ruse mbi sistemin energjetik të vendit, i cili tashmë ishte dobësuar me një seri grevash në fillim të këtij viti. qa/bsh/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR