• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rusia thotë se Lindja e Afërt është në prag të luftës pas vrasjes së Hanias

Rusia thotë se Lindja e Afërt është në prag të luftës pas vrasjes së Hanias

Moskë, 31 korrik 2024 (MIA) - Moska dënon ashpër vrasjen e Ismail Hania, shefit të Byrosë politike të lëvizjes palestineze "Hamas", tha në një brifing Andrej Nastasin, zëvendëszëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Rusia sot kumtoi se Lindja e Afërt është në prag të një lufte të madhe dhe se aktorët kryesorë po vazhdojnë të rrisin aksionet.

"Për momentin, rajoni është në prag të një konflikti global. Vendet vazhdojnë të rrisin aksionet", tha Nastasin. Sipas tij, nuk ka perspektivë për ndryshim të dinamikës së ngjarjeve në rajon.

"Dënojmë fuqishëm vrasjen e Ismail Hanias, shefit të Byrosë politike të lëvizjes palestineze "Hamas", si rezultat i një sulmi me raketa në rezidencën e tij në Teheran. Ka gjasa që organizatorët e kësaj vrasjeje politike ishin të vetëdijshëm për pasojat e rrezikshme të këtij veprimi për të gjithë rajonin", tha diplomati rus. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR