Rusia sulmoi një qytet ukrainas me dronë, sulmi më i madh në vitet e fundit
- Rusia mbrëmë e ka kryer "sulmin e saj më të madh në vitet e fundit" ndaj qytetit Kropivnicki, qytet në rajonin Kirovohrad, njoftoi guvernatori rajonal Andrij Rajkovih.
- Post By Fami Bajrami
- 08:38, 20 mars, 2025

Kiev, 20 mars 2025 (MIA) - Rusia mbrëmë e ka kryer "sulmin e saj më të madh në vitet e fundit" ndaj qytetit Kropivnicki, qytet në rajonin Kirovohrad, njoftoi guvernatori rajonal Andrij Rajkovih.
Sipas informacioneve të policisë, të paktën 10 persona janë lënduar, mes të cilëve dhe katër fëmijë. Disa persona janë hospitalizuar. Njëri prej të lënduarve, i cili është në gjendje kritike, ka pësuar djegie në 90 për qind të trupit.
Rajkovih deklaroi se mbi 20 dronë rusë u gjuajtur në qytet gjatë natës, duke goditur shtëpi dhe ndërtesa banimi. Në sulm është dëmtuar dhe infrastruktura hekurudhore, ndërsa shërbimet e urgjencës po punojnë aktualisht në vendngjarje.
Kropivnicki, qytet me rreth 220.000 banorë, është qendra administrative e zonës Kirovogradsk në Ukrainën qendrore.
Rusia rregullisht po kryen sulme me dronë në qytete të ndryshme në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit. Sulmet me dronë janë bërë më të shpeshta muajt e fundit, me ç'rast Rusia ka përdorur 150 deri 200 dronë gjatë sulmeve. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s