• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rusia raportoi për të lënduar në një sulm me dron në një zonë ekonomike në Tatarstan, 1100 km nga kufiri me Ukrainën

Rusia raportoi për të lënduar në një sulm me dron në një zonë ekonomike në Tatarstan, 1100 km nga kufiri me Ukrainën

Moskë, 2 prill 2024 (MIA) - Rusia sot ka raportuar për sulme me dronë në fabrika në Republikën e Tatarstanit, më shumë se 1100 kilometra nga Ukraina, dhe ka treguar se në sulme ka persona të lënduar.

“Sulmet me dron u kryen në fabrikat e Tatarstanit në Jelabuga dhe Nizhnekamsk”, kumtoi shërbimi për shtyp i udhëheqësit tatar Rustam Minihanov në Telegram.

Sulmet "nuk shkaktuan dëme serioze dhe funksionimi i fabrikave nuk u ndikua", thuhet në kumtesën, në të cilën shtohet: "Për fat të keq ka pasur njerëz të lënduar në Jelabuga".

Sipas shërbimit për shtyp të zyrtarit rajonal Rustam Minihanov, në incident janë lënduar dy persona, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kësaj republike ruse, gjashtë persona janë lënduar.

Në zonën e posaçme ekonomike në Jelabuga punojnë dhjetra fabrika dhe kompani, ndërsa ë Nizhnekamsk ka një rafineri të madhe nafte.

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës, sipas portalit të lajmeve RBC-Ukrainë, synoi një fabrikë për montimin e dronëve "Shahed", e cila rezultoi në shkatërrim të konsiderueshëm të kapaciteteve të prodhimit. Megjithëse mediat ukrainase ia atribuojnë rregullisht GRU-së sulmet e tilla, Kievi nuk i ka konfirmuar zyrtarisht këto pretendime.

 

RBC-Ukraine, e cila publikoi një video në kanalin e saj Telegram të momentit kur droni goditi zonën ekonomike, transmeton gjithashtu raportet e mediave se në sulm u godit edhe një kompleks për të punësuarit në zonë. ls/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR