• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rusia proteston kundër hyrjes së një gazetari italian në rajonin e Kurskut

Rusia proteston kundër hyrjes së një gazetari italian në rajonin e Kurskut

Moskë, 27 shtator 2024 (MIA) - Rusia sot ka shprehur protestë për shkak të hyrjes së një gazetari tjetër italian në rajonin e Kurskut së bashku me forcat ukrainase, transmeton ANSA.

Reagimi i Moskës i referohet gazetarit Davide Marja de Luka i cili punon për disa media, duke përfshirë gazetën "Domani".

Më herët, këtë muaj ambasadori rus në Itali është thirrur nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani për shkak të publikimit se gazetarja Stefania Batistini është vendosur në listën e personave të kërkuar në Rusi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR