• e diel, 24 nëntor 2024

Rusia përkohësisht i ndalon dërgesat e gazit për BE-në përmes "Rrjedhës veriore"

Rusia përkohësisht i ndalon dërgesat e gazit për BE-në përmes
Moskë, 19 gusht 2022 (MIA) – "Gazprom"-i rus i ndërpret furnizimet e gazit për Bashkimin Evropian përmes "Rrjedhës veriore", transmetojnë agjencitë duke iu referuar burimeve të kompanisë. Gjigandi energjetik rus Gazprom njoftoi sot se tranziti i gazit natyror drejt Bashkimit Evropian përmes gazsjellësit "Rrjedha veriore" do të ndërpritet nga 31 gushti deri më 2 shtator për shkak të mirëmbajtjes. “Më 31 gusht njësiti i vetëm operativ kompresor Trent 60 do të mbyllet në tre ditë për shkak të mirëmbajtjes", është kumtuar nga kompania duke theksuar se të gjitha korrigjimet do të kryhen së bashku me ekspertët nga "Simens"-i gjerman. “Gazprom” shton se “pas përfundimit të punëve dhe mungesën e defekteve teknike të bllokut, transporti i gazit do të kthehet në nivel prej 33 milionë metër kub në ditë, që paraqet afërsisht 20 për qind nga kapaciteti i përgjithshëm i gazsjellësit. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR