• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia për zonën e sigurisë rreth centralit bërthamor në Zaporozhje

Rusia për zonën e sigurisë rreth centralit bërthamor në Zaporozhje

Moskë, 9 shkurt 2023 (MIA) - Rusia njoftoi se ishte gati të vazhdonte punën në  zonën e sigurisë rreth centralit bërthamor në Zaporozhje, pasi kreu i kompanisë shtetërore bërthamore Rosatom u takua me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të KB-së, Rafael Grosi, në Moskë.

Centrali bërthamor në Zaporozhje u ndërmor nga forcat ruse menjëherë pasi ata pushtuan Ukrainën vitin e kaluar e cila ka qenë nën granatimet e vazhdueshme, ndërsa Moska dhe Kievi e akuzojnë njëri-tjetrin për rrezikimin e një aksidenti bërthamor.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka bërë thirrje për krijimin e një zone sigurie rreth uzinës për të parandaluar që granatimet të shkaktojnë më shumë dëme. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR