• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rusia nuk lejoi që kandidatja, e cila angazhohet për paqe, të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale

Rusia nuk lejoi që kandidatja, e cila angazhohet për paqe, të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale

Moskë, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni qendror zgjedhor i Rusisë sot e refuzoi kërkesën e Ekaterina Duncova, e cila angazhohet për paqe, të kandidatohet në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm.

Komisioni si shkak i ka përmendur "gabimet në dokumente" të parashtruara nga Duncova, ish gazetare dhe këshilltare e qytetit, e cila lufton për paqe dhe procese demokratike, njoftuan mediumet ruse.

Siç njofton Radio Evropa e Lirë, shefja e komisionit Ela Pamfilova deklaroi se anëtarët njëzëri e kanë hedhur posht kandidaturën e Duncovas për zgjedhjet, në të cilat pritet fitore e lehtë e presidentt aktual, Vlladimir Putin.

Komisioni njoftoi se Duncova nuk mund të vazhdojë në fazën e ardhshme të grumbullimit të nënshkrimeve të përkrahësve.

Duncova (40) ka dorëzuar dokumente për pjesëmarrje në zgjedhjet e marsit si kandidate e pavarur. bsh

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR