• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rusia nuk është dobësuar seriozisht nga lufta në Ukrainë, pohon ministri estonez i Mbrojtjes

Rusia nuk është dobësuar seriozisht nga lufta në Ukrainë, pohon ministri estonez i Mbrojtjes
Talin, 27 nëntor 2022 (MIA) – Ministri estonez i Mbrojtjes, Hano Pevkur, deklaroi se nuk mendon se Rusia është dobësuar seriozisht nga lufta në Ukrainë, njofton DPA. “Duhet të jemi të sinqertë dhe të themi qartë se marina ruse dhe forcat ajrore ruse janë gati të mëdha sa ishin para luftës”, deklaroi Pevkur për DPA gjatë vizitës së tij në Berlin. Edhe pse forcat tokësore ruse kanë humbur shumë njerëz, ata herët a vonë do të rifitojnë numrin e tyre nga para 24 shkurtit, theksoi ministri estonez. Përveç kësaj, Rusia do të mësojë nga përvoja e saj në Ukrainë. “Nuk ka arsye të mendohet se kërcënimi nga Rusia është zvogëluar”, theksoi Pevkur. Estonia planifikon të shpenzojë 2.84 për qind të bruto prodhimit vendor për mbrojtje vitin e ardhshëm dhe 3.2 për qind të BPV-së së saj në vitin 2024, tha ministri. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR