• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia negocioi me SHBA-në dhe BE-në për Nagorno-Karabahun

Rusia negocioi me SHBA-në dhe BE-në për Nagorno-Karabahun

Moskë, 4 tetor 2023 (MIA) - Rusia ka shkëmbyer mendime me SHBA-në dhe BE-në për situatën në rajonin e Nagorno-Karabahut para operacionit ushtarak të Azerbajxhanit muajin e kaluar, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova.

Më parë u raportua se zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe BE-së u takuan me homologët e tyre rusë në Turqi për bisedime urgjente mbi Nagorno-Karabahun, vetëm disa ditë përpara se Azerbajxhani të niste operacionin e tij në rajonin separatist.

“SHBA dhe BE kërkuan të takohemi”, tha Zaharova.

Ajo shtoi se vendet shkëmbyen mendime për situatën në Nagorno-Karabah.

“Nuk kishte asgjë sekrete në këtë takim, ishte një shkëmbim i thjeshtë mendimesh. Tani do të shohim se si Perëndimi do t'i paraqesë të gjitha këto”, tha Zaharova. si/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR