• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia në mënyrë efektive e ndërpret marrëveshjen për eksport të grurit ukrainas

Rusia në mënyrë efektive e ndërpret marrëveshjen për eksport të grurit ukrainas

Moskë, 8 maj 2023 (MIA) - Rusia, e cila para dy ditëve paralajmëroi tërheqjen nga Marrëveshja për eksport të grurit ukrainas për shkak të sulmit të armatës ukrainase ndaj anijeve ruse në Krime në mënyrë efektive e ndërpret Marrëveshjen, qëllimi i të cilës ishte që të shmangej kriza globale me urinë.

Zëvendësministri ukrainas për zhvillim rajonal, Ihor Korhovij deklaroi se para tërheqjes së Rusisë nga Marrëveshja, një numër i madh i porteve ukrainase nuk mund të bëjnë eksportin e grurit. 

"Portet e mëdha eksportuese si Mariupoli ose Hersoni janë okupuar, ndërsa porti në Mikolaev nuk punon për shkaqe sigurie. Kështu, katër ose pesë porte janë jashtë përdorimit. Ato porte ishin korridor i madh qarkullues për eksportin e grurit dhe çelikut, kështu që kapacitetei i këtyre të cilët i kemi tani është i pamjaftueshëm", deklaroi në intervistë për agjencinë kroate të lajmeve HINA.

Ukraina nga maji po bën përpjekje që të transportojë grurë përmes rrugës alternative, përmes Danubit. 

Portet ukrainase të Danubit, në rajonin e Odesës, shfytëzojnë anije speciale për transport lumor. Ne bashkëpunojmë ngushtë me qeverinë rumune në lidhje me shfrytëzimin e porteve të tyre, theksoi Korhovij.

Me ndërmjetësim të Turqisë dhe KB-së në korrik u arrit marrëveshje për eksport të grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi të bllokuara nga Rusia pas pushtimit më 24 shkurt të vitit 2022. Pas marrëveshjes ishin eksportuar më shumë se gjashtë milionë tonë grurë. Marrëveshja duhej të vazhdohej muajin e ardhshëm. Rusia para dhjetë ditëve tha se marrëveshja do të varet nga ajo nëse Perëndimi do t'i lehtësojë sanksionet drejt Moskës.

KB-ja paralajmëron se vazhdimi i marrëveshjes për eksportin e grurit nga porti i Detit të Zi është me rëndësi vitale për parandalimin e krizës globale me ushqim. Sipas të dhënave të KB-së, Ukraina në vitin 2019 ka eksportuar 16 për qind të rezervave botërore të misrit dhe 42 për qind të vajit të lulediellit, sipas KB-së. Rusia është gjithashtu një nga ekportuesit më të mëdhenj botërorë të drithërave dhe plehrave. Rënia e dërgesave i rriti çmimet e ushqimit. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR