• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse sulmohet nga cilido vend, tha Putin

Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse sulmohet nga cilido vend, tha Putin

Moskë, 25 shtator 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse sulmohet nga cilido vend dhe se çdo sulm konvencional kundër Rusisë i mbështetur nga një forcë bërthamore do të konsiderohet si sulm i përbashkët.

Duke hapur takimin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në prani të zyrtarëve të lartë rusë, Putin tha se ishin bërë propozime për të ndryshuar doktrinën bërthamore të Rusisë dhe tha se do të donte të nënvizonte një nga ndryshimet kryesore të propozuara.

“Propozohet që agresioni kundër Rusisë, i kryer nga çdo shtet jo-bërthamor, por me pjesëmarrjen ose mbështetjen e një shteti bërthamor, të konsiderohet si sulm i tyre i përbashkët ndaj Federatës Ruse”, theksoi Putin.

“Kushtet në të cilat Rusia do të kalojë në përdorimin e armëve bërthamore janë të përcaktuara qartë”, shtoi presidenti rus. Ai theksoi se Moska do ta konsideronte një lëvizje të tillë nëse zbulonte fillimin e një lëshimi masiv të raketave, aeroplanëve ose dronëve kundër saj.

Rusia gjithashtu ruan të drejtën për të përdorur armë bërthamore nëse ajo ose Bjellorusia bëhet shënjestër e agresionit, duke përfshirë edhe armët konvencionale, vuri në dukje Putin. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR