• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Rusia mbrëmë me 17 dronë e sulmoi Ukrainën, ukrainasit u përgjigjën me pesë dronë në rajonin Brajansk

Rusia mbrëmë me 17 dronë e sulmoi Ukrainën, ukrainasit u përgjigjën me pesë dronë në rajonin Brajansk

Moskë, 10 prill 2024 (MIA) - Rusia gjatë natës e ka sulmuar Ukrainën me 17 dronë sulmues "Shahed-131/136", dy raketa lundrimi "Iskander-K" dhe një raketë balistike "Iskander-M", të cilat ishin të drejtuara në rajonet Odesa, Nikolaev, Herson dhe Kirovohrad, kumtuan autoritetet ukrainase.

Gjatë mëngjesit në Odesa janë dëgjuar shpërthime të forta, ndërsa është kumtuar se në sulmin rus janë dëmtuar një objekt energjetik, një shtëpi private dhe disa automjete, transmetojnë mediat ukrainase.

"Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës shkatërruan 14 dronë sulmues të armikut “Shahed”, kumtoi komandanti i Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Mikola Oleshçuk.

Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore gjatë natës shkatërruan pesë dronë ukrainas në qiell mbi rajonin Brajansk.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore në detyrë shkatërruan pesë dronë ukrainas mbi territorin e rajonit Brajansk”, theksohet në kumtesën e Ministrisë ruse të publikuar sot, transmetuan mediat ruse.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima të mundshme apo dëme materiale të shkaktuara nga ky sulm. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR