Rusia mbrëmë filloi sulme ajrore në jug dhe lindje të Ukrainës
- Rusia gjatë natës filloi me sulme ajrore mbi Ukrainën jugore dhe lindore duke përdorur dronë dhe raketa balistike, kumtuan herët në mëngjes forcat ajrore të Ukrainës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:06, 18 korrik, 2023
Kiev, 18 korrik 2023 (MIA) - Rusia gjatë natës filloi me sulme ajrore mbi Ukrainën jugore dhe lindore duke përdorur dronë dhe raketa balistike, kumtuan herët në mëngjes forcat ajrore të Ukrainës.
Porti jugor i Odesa dhe rajonet Mikolaiv, Donjeck, Herson, Zaporozhje dhe Dnjepar janë nën kërcënim të sulmit nga dronët rusë, bëri të ditur Aviacioni Ajror në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Shtohet se Rusia ndoshta përdor armë balistike për t'i sulmuar rajonet Poltava, Çerkasi, Dnjepar, Harkov dhe Kirovograd.
Oleh Kiper, shef i administratës ushtarake të rajonit Odesa, deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore atje janë të angazhuara në zmbrapsjen e sulmeve nga dronët rusë.
"Ekziston një probabilitet nga disa valë sulmesh," tha Kiper në Telegram. ar/