Rusia masivisht e sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës; tre të plagosur në Harkov
- Ministri i Energjetikës së Ukrainës, Herman Galushçenko, njoftoi sot përmes një postimi në Fejsbuk se Rusia po sulmon masivisht infrastrukturën energjetike të vendit.
Kiev, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Energjetikës së Ukrainës, Herman Galushçenko, njoftoi sot përmes një postimi në Fejsbuk se Rusia po sulmon masivisht infrastrukturën energjetike të vendit.
Galushçenko shtoi se kompania për menaxhim me rrjetin energjetik e ka kufizuar furnizimin me energjike elektrike për të minimizuar dëmet.
Sulmet ruse në rrjetin energjetik të Ukrainës u intensifikuan në pranverë, duke dëmtuar pothuajse gjysmën e infrastrukturës dhe duke e lënë vendin pa energji elektrike për një periudhë të gjatë.
Në sulmin e mëngjesit në Harkov, tre persona janë plagosur nga raketa ruse, kumtoi kryetari i qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Igor Terehov.
Forcat ukrainase kumtuan se Harkov ishte në shënjestër të raketave balistike. Shefi i Administratës ushtarake rajonale, Oleg Sinegubov, saktësoi se sulmi shkaktoi dëme në infrastrukturën civile, e cila nuk ka karakter banesor. ls/
foto: Arkiv/ilustrim