Rusia ka vendosur kufizime të përkohshme të për eksportin e uraniumit të pasuruar në SHBA
- Rusia, furnizuesi më i madh në botë me uranium të pasuruar, njoftoi sot se ka vendosur kufizime të përkohshme në eksportet e uraniumit të pasuruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një hap simbolik pasi SHBA-ja e ka ndaluar importin e uraniumit rus.
Moskë, 15 nëntor 2024 (MIA) - Rusia, furnizuesi më i madh në botë me uranium të pasuruar, njoftoi sot se ka vendosur kufizime të përkohshme në eksportet e uraniumit të pasuruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një hap simbolik pasi SHBA-ja e ka ndaluar importin e uraniumit rus.
Rusia posedon rreth 44 për qind të kapacitetit botëror për pasurim të uraniumit dhe rreth 35 për qind e karburantit të importuar bërthamor në SHBA vjen nga Rusia, sipas Agjencisë amerikane të Energjisë Bërthamore.
Megjithatë, në maj, presidenti i SHBA-së, Xho Bajden nënshkroi në ligj një ndalim të importeve të uraniumit të pasuruar rus, megjithëse SHBA-ja ka opsionin e zbatimit të një përjashtimi nëse ka shqetësime për furnizimin.mb/
Foto: MIA