• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia ka parashtruar rezolutë deri te KB-ja për ndalesë të armatimit në hapësirë

Rusia ka parashtruar rezolutë deri te KB-ja për ndalesë të armatimit në hapësirë

Moskë, 2 maj 2024 (MIA) - Rusia ka parashtruar projekt-rezolutë në KB, me të cilën u bën thirrje të gjitha vendeve të ndërmarrin aksion urgjent për ta penguar sistemimin e armës në hapësirë, një javë pasi Moska ka vendosur veto në rezolutën e SHBA-së dhe Japonisë për dhënien fund të garës për armatim në hapësirë.

Projekt-rezoluta ruse shkon më larg se propozimi-amerikano-japonez, duke u bërë thirrje jo vetëm përpjekjeve për ndërprerjen e sistemimit të armës në hapësirë, por edhe të pengohet "kërcënimi ose përdorimi i forcës në hapësirë".

Projekti thotë se kjo duhet të përfshijë sistemim të armës "nga hapësira kundër Tokës dhe nga Toka kundër objekteve në hapësirë". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR