• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia ka nisur manovrat në Detin Baltik

Rusia ka nisur manovrat në Detin Baltik

Moskë, 2 gusht 2023 (MIA) - Sot Rusia i filloi stërvitjet në Detin Baltik, me pjesëmarrjen e rreth 50 anijeve, aviacionit dhe 3000 ushtarëve.

Me manevrat "Mburoja e Oqeanit 2023" janë parashikuar rreth 200 stërvitje ushtarake, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Më shumë se 30 anije dhe anije luftarake, 20 anije furnizimi, 30 avionë dhe rreth 6000 ushtarë marrin pjesë në stërvitje”, theksohet në kumtesën.

Qëllimi i stërvitjeve është "të kontrollohet aftësia e flotës ushtarake për të mbrojtur interesat kombëtare të Rusisë". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR