• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia ka hapur hetim për videon me heqjen e kokës së ushtarit ukrainas

Rusia ka hapur hetim për videon me heqjen e kokës së ushtarit ukrainas

Moskë, 13 prill 2023 (MIA) - Rusia ka hapur hetim për videon në të cilën tregohet heqja e kokës të një ushtari ukrainas. 

Zyra e kryeprokurorit njoftoi se videoja "është dërguar te trupat hetues për kontroll" me çka duhet të konfirmohet "besueshmëria" e materialit dhe të merret vendim adekuat.

Në videon e cila këtë javë u paraqit në rrjetet sociale shihet se si ushtarë rusë xhirohen duke i hequr kokën një pengu ushtarak ukrainas me thikë. Kjo u dënua nga Ukraina dhe shtetet e tjera perëndimore. 

Kremlini dje e vlerësoi videon si "të tmerrshme" dhe bëri thirrje që të konfirmohet autenticiteti i saj. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR